Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Studimi iCARE: Pyetësor 4

Ne jemi një grup prej më shumë se 150 studiuesish shkencor nga më shumë se 40 vende. Grupi udhëhiqet nga Profesor Kim Lavoie, PhD dhe Profesor Simon Bacon, PhD, drejtues të “Montreal Behavioural Medicine Centre” (MBMC) në Montreal, Kanada.

Jemi të interesuar të kuptojmë ndërgjegjësimin, qëndrimet, sjelljet dhe besimet e popullatës mbi COVID-19, i cili njihet ndryshe si coronavirusi i ri, në të gjithë botën. Për këtë, jemi duke i kërkuar njerëzve nga vende të ndryshme të botës të plotësojnë këtë pyetësor, i cili i drejtohet të gjithëve, pavarësisht gjinisë, moshës apo profesionit.

Pyetësori kërkon 20 minuta për tu plotësuar. Ju lutemi të merrni kohën e nevojshme, pasi nuk mund ta ruani dhe t’i riktheheni më vonë.  

Ne nuk do të mbledhim të dhënat tuaja identifikuese, kështu që përgjigjet tuaja do të mbeten anonime. Mund   të ndërprisni pyetësorin në cdo moment dhe mund të zgjidhni të mos i përgjigjeni ndonjë pyetje specifike. Pjesëmarrja në këtë pyetësor nuk përben asnjë rrezik për ju.

Përgjigjet do të mblidhen në serverin e Universitetit të Quebec në Montreal, Kanada, i cili i ruan të dhënat për 10 vite.

Duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare për shpërndarjen e të dhënave të mbështetur nga Fonds de la recherche du Québec (FRQ), të dhënat nga ky studim do të vihen në dispozicion bashkëpunëtorëve të studimit. Të gjitha të dhënat të studimit do të ruhen në server të sigurt, të mbrojtur me fjalëkalim, ku vetëm persona të autorizuar kanë të drejtë hyrje.

Rezultatet kryesore të këtij pyetësori do të publikohen në faqen e internetit të studimit (www.mbmc-cmcm.ca/covid19), e aksesueshme nga të gjithë.

Nëse keni pyetje për studimin, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e emailit të projektit: covid19study@mbmc-cmcm.ca.  

Studimi është aprovuar nga Komiteti Shkencor i Etikës I CIUSSS-NIM (Centre intégré universitaire de santé et de services sociaux du Nord de l’Île de Montréal: https://www.ciusssnordmtl.ca/) dhe udhëheqësit shkencore, Profesor Kim Lavoie dhe Profesor Simon Bacon janë dakort të ndjekin cdo detaj të përshirë në dokument.  

Gjatë plotësimit të pyetësorit, ju lutemi të keni parasysh:

  • Simboli (*) tregon një pyetje të detyrueshme për t’u përgjigjur. Nëse nuk dëshironi t’i përgjigjeni një pyetje të tillë, ju lutemi të klikoni “Nuk e di/Preferoj të mos përgjigjem” për të vazhduar.
  • • Nëse hasni probleme për të hapur pyetësorin,  ju lutemi provoni një pajisje dhe / ose browser tjetër.

Nëse jeni dakort të bëheni pjesë, klikoni “Faqja në vijim”.